Begaj takohet me ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

04 gusht 2026 | 15:01

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në një ceremoni zyrtare ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Ekuadorit, Esteban Assar Moscoso Bohman, rezident në Romë, i cili i ka paraqitur Letrat Kredenciale.

Kreu i Shtetit i ka uruar ambasadorit suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik dhe ka shprehur vullnetin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Ekuadorit, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës ka vlerësuar bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe ka kërkuar që Ekuadori të konsiderojë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim…