Zjarret në Uashington detyrojnë 65 mijë persona të evakuohen

04 gusht 2026 | 08:23

Zjarret e mëdha që kanë përfshirë zonën e Spokane në shtetin amerikan të Washingtonit kanë detyruar rreth 65 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa mbi 700 objekte janë shkatërruar.

Autoritetet kanë angazhuar më shumë se 1 mijë zjarrfikës, por flakët vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit. Një 37-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie, ndërsa thatësira, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarreve.

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike po e bëjnë sezonin e zjarreve në perëndim të SHBA-së gjithnjë e më të gjatë dhe më shkatërrues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri…