Gashi: Në bisedimet për bashkëqeverisje, fokusi duhet të jetë programi dhe jo ndarja e pozitave

05 gusht 2026 | 14:58

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se në bisedimet për një bashkëqeverisje të mundshme fokusi kryesor duhet të jetë programi politik dhe mënyra e qeverisjes, e jo ndarja e posteve.

Ai tha se fillimisht duhet të arrihet pajtueshmëri për çështjet kryesore që lidhen me qeverisjen e vendit, ndërsa funksionet politike të diskutohen në fazat e fundit të procesit.

“Nuk po flasim për pozita, po flasim për program, për ide, për bashkëqeverisje, për të ardhmen. Pozitat janë pika e fundit për të cilën do të flasim”, ka thënë Gashi.

I pyetur për një kandidat të mundshëm për president, Gashi tha se ka shumë emra të mundshëm, por se kjo çështje ende nuk është diskutuar.

“Ka boll. Sa të doni. Plot ka. Nuk jemi në atë pikë, nuk e di çfarë kemi për të diskutuar”, është shprehur ai.

Gashi ka bërë të ditur se mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së është thirrur për t’u informuar rreth përmbajtjes së takimit të zhvilluar një ditë më parë mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka theksuar se për LDK-në nuk duhet të ketë vija të kuqe për bashkëpunim, por se çdo marrëveshje duhet të bazohet në program, ide dhe raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk është me rëndësi cili individ e cilin funksion e ka. E rëndësishme është të shohim a mund ta bëjmë një program për bashkëqeverisje dhe në bazë të këtij programi, pastaj të përcaktohen njerëzit që mund ta shtyjnë përpara”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se…