Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse të naftës

06 gusht 2026 | 11:02

Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës një rafineri ruse të naftës në Jaroslavl, një nga rafineritë më të mëdha në Rusi, e cila ndodhet rreth 700 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Lajmi është raportuar nga mediat lokale ruse, të cilat bëjnë të ditur se nga sulmi janë dëmtuar edhe disa banesa të civilëve.

Ndërkohë, tre civilë kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi rus në qytetin Balakliia të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale përmes platformës Telegram.

Në një tjetër zhvillim, një avion i kompanisë DHL është përplasur në një lartësi prej rreth 400 metrash me një objekt fluturues të paidentifikuar në qiellin mbi Lajpcig të Gjermanisë.

Avioni është ulur në mënyrë të sigurt në Hanover, ku janë konstatuar dëmtime në pjesën e përparme të tij. Sipas gazetës Bild, në të njëjtin aeroport është gjetur edhe një dron me lëndë shpërthyese pranë një avioni ukrainas.

Autoritetet gjermane ende nuk kanë konfirmuar nëse këto dy ngjarje kanë lidhje mes tyre apo nëse bëhet fjalë për dy objekte të ndryshme. Sistemi kundër dronëve i aeroportit kishte identifikuar dy dronë, ndërsa Qeveria Federale ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 30 vjet pas vrasjes së reperit legjendar, Tupac Shakur,…