Haziri bën thirrje për bashkëpunim politik: Kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet forcave politike, pas betimit të deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
Haziri ka deklaruar se me betimin e deputetëve, Kuvendi po e rikthen rolin e tij kushtetues, duke theksuar se vendimi i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë të zgjedhurit.
“Kuvendi i Republikës pas betimit të deputetëve po e rikthen rolin e tij kushtetues në legjislaturën e 11-të. Populli i Kosovës me 9 shkurt ka vendosur. Tani është koha që ne, të zgjedhurit e tyre, ta zbatojmë këtë vullnet”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.
Ai ka thënë se zhvillimet politike të muajve të fundit duhet të shërbejnë si reflektim për klasën politike.
“9 shkurti e 28 dhjetori të jenë mësimi se, kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia. Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare”, ka shkruar Haziri.



