Seanca konstituive, Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar

06 gusht 2026 | 10:03

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se deri më tani askush nuk ka kërkuar mbështetjen e kësaj partie, ndërsa ka theksuar se PDK-ja nuk ka zhvilluar diskutime për ndarjen e pozitave.

“Tash kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar. Askush nuk ka kërkuar përkrahje prej neve. Edhe në të kaluarën nuk është që i kanë përkrahur kandidatët e PDK-së. Sa i përket çështjes së nënkryetarëve, ne e kemi një nënkryetar dhe, si parti e dytë për nga numri i ulëseve, e përkrahim kandidatin e propozuar nga PDK-ja për atë pozitë”, ka thënë Hamza para fillimit të seancës konstituive.

Ai ka ritheksuar se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se prioritet janë programi dhe politikat, e jo ndarja e posteve.

“Qëndrimi i PDK-së është konsistent. Ne kemi shkuar në zgjedhje, kemi kërkuar votën e qytetarëve me një program për ekonomi, drejtësi dhe energji. Nëse nuk kemi dakordim për këto prioritete, është absurde të flasim për tema të tjera”, është shprehur ai.

I pyetur nëse ka pasur bisedime për pozita institucionale, Hamza është përgjigjur shkurt: “Nuk kemi diskutuar fare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është…