Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK-në, duam ta propozojmë emrin për president

07 gusht 2026 | 15:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se LDK-ja kërkon që në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LV) të ketë të drejtën për të propozuar kandidatin për president të vendit.

Abdixhiku ka thënë se oferta e dhjetorit, sipas së cilës LDK-së do t’i takonin vetëm pozita e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri, nuk është e mjaftueshme dhe nuk është e dinjitetshme për partinë e tij.

“Oferta e dhjetorit që LDK-ja të marrë vetëm zëvendëskryeministrin dhe ministri nuk është e mjaftueshme dhe nuk është e dinjitetshme. S’mund ta trajtojmë dhe pranojmë. Nëse e doni LDK-në, atëherë LDK-ja duhet të jetë e përfaqësuar”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se posti i kryeministrit nuk i takon LDK-së, ndërsa sipas tij, pozita e kryetarit të Kuvendit i takon LV-së në bazë të Kushtetutës.

“Përfaqësimi i vetëm është një propozim për president, jo propozim blanko, dhe presidenti bëhet i gjithë Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas…