Rashiti: Përsëritja e zgjedhjeve e ka çuar Kosovën në kriza më të thella

07 gusht 2026 | 15:18

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të rëndë kushtetuese dhe politike, ndërsa sipas tij, është e paqartë se si do të zhvillohet situata, pasi kriza bazohet në ego dhe ambicie politike.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Rashiti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po synon që të ketë në kontroll të gjitha institucionet, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon ndarjen e pushteteve me qëllim krijimin e një balance institucionale.

Sipas Rashitit, LVV-ja mban përgjegjësinë më të madhe për mosfunksionimin e institucioneve, por përgjegjësi, sipas tij, kanë edhe partitë e tjera politike.

“Përgjegjësinë kryesore e bart ai që i fiton zgjedhjet”, ka thënë Rashiti.

Sa i përket çështjes së presidentit, Rashiti ka vlerësuar se kompromisi mund të arrihet lehtë nëse ekziston vullnet politik, ndërsa ka theksuar se kreu i ri i shtetit duhet të jetë një person me përvojë institucionale dhe politike.

“Nuk duhet të jetë tërësisht jopolitik, presidenti duhet të ketë përvojë institucionale politike, sidomos institucionale”, ka deklaruar ai.

Rashiti ka paralajmëruar se krizat politike dhe institucionale në Kosovë mund të vazhdojnë edhe më tej.

Sipas tij, ky jostabilitet politik ka bërë që Kosova të perceptohet si një shtet i dështuar nga disa partnerë ndërkombëtarë. Ai ka vlerësuar se shtetet perëndimore po presin ndryshim radikal të mënyrës së hartimit të politikave, në mënyrë që të rrisin angazhimin e tyre me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa…