Deputetja vezë Kurtit, lajm edhe në mediet ndërkombëtare
Një incident i pazakontë ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e opozitës Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë seancës parlamentare. Ky lajm nuk u ka shpëtuar edhe mediave më të mëdha ndërkombëtare, teksa video është bërë edhe virale.
Përplasja ndodhi pasi Kurti deklaroi se i nevojitej më shumë kohë për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera politike përpara se të propozonte një kandidat për kryetar të Kuvendit.
Situata në sallën e Kuvendit u tensionua pas deklaratës së Kurtit, i cili kërkoi kohë shtesë për të zhvilluar konsultime politike. Vendimi për të mos paraqitur menjëherë një emër për postin e kryetarit të Kuvendit ka shtuar pakënaqësinë e opozitës, e cila e ka kritikuar qasjen e shumicës dhe ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme për ngërçin politik.
Gjatë debatit, një ligjvënëse e opozitës reagoi në mënyrë të pazakontë duke hedhur vezë drejt Kurtit. Incidenti shkaktoi tensione në sallë dhe shkaktuar ndërprerjen e seancës, duke nxjerrë edhe një herë në pah përplasjet e forta mes forcave politike në Kosovë.
Ngërçi politik në vend zgjat për një periudhë të gjatë dhe ka vështirësuar funksionimin normal të institucioneve. Kosova po përballet me një krizë të vazhdueshme politike, ndërsa partitë nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për zhbllokimin e procesit parlamentar.
Në qendër të situatës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, një hap i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve dhe për avancimin e proceseve të tjera politike. Pa një marrëveshje mes partive, përpjekjet për krijimin e një shumice funksionale parlamentare mbeten të vështira.
Kurti ka argumentuar se konsultimet me partitë e tjera janë të nevojshme për të gjetur një zgjidhje që do të mundësonte funksionimin e institucioneve. Megjithatë, opozita e ka parë këtë qasje si një zvarritje të mëtejshme të procesit, në një kohë kur vendi ndodhet prej kohësh në një situatë të bllokuar politike.



