Ahmeti: U ndjeva goxha keq kur e pashë Kurtin krah Mickoskit

11 gusht 2026 | 08:24

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka folur për raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke treguar edhe për një moment që, sipas tij, e ka bërë të ndihet keq emocionalisht.

Ahmeti është pyetur për qëndrimin e tij ndaj Kurtit dhe ndikimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti ka thënë se e ka prekur veçanërisht fakti që Kurti ishte parë krah kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një kohë kur, sipas tij, Mickoski kishte deklaruar se shqipja nuk kishte qenë asnjëherë gjuhë zyrtare.

“Nuk kam argumente, por më ka bërë goxha të ndihem keq kur e kam parë krah Mickoskit, kur tha se gjuha shqipe s’ka qenë kurrë zyrtare. Më solli në kujtesë nënën e Afrim Kalanicës”, ka thënë Ahmeti në “Click” të “RTV21”

Ai ka rrëfyer edhe një moment emocional që lidhet me familjen e dëshmorit Afrim Kalanica.

“Kur e pashë që lotët i ranë te varri i Afrim Kalanicës, i cili ka qenë një oficer i jashtëzakonshëm… Për çfarë u vra Afrim Kalanica, Fadil Nimani? Janë dëshmorë që kanë luftuar këtu, kanë mundur të vriten këtu”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kriza demografike e Kinës në vitet e fundit ka krijuar…