Ardian Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

13 gusht 2026 | 21:43

“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij”, deklaron kryetari Ardian Gjini.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, shprehet ai.

Sipas Gjinit, Kurti “synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”.

“Aleanca mbetet e qartë.

Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë:

1. Gazin amerikan
2. Të ndërtojë kapacitete energjetike
3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore
4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla
5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë
6. Të investojë në kryeqytet”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ Marty spekulon, sikur propaganda e…