Behrami për Kurtin: Nuk ke kah ik, vogëlush, fundin tënd politik do ta kesh në burg

13 gusht 2026 | 11:23

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar sot aktivitetin politik kundër asaj që ata e quajnë “pengmarrje të institucioneve nga ana e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për uzurpim të institucioneve.

Behrami ka shkruar se Kurti ka hyrë në zyrat e Kryeministrisë në orët e hershme të mëngjesit, duke e krahasuar këtë veprim me sjelljen e një “uzurpatori”.

“E paska qit sahatin në 05:00 me hy në mënyrë klandestine në zyrat e Kryeministrisë. Taman si uzurpator, taman si okupues të institucioneve. Nuk ke kah ik, vogëlush. Herët a vonë ke me u ballafaqu me neve dhe popullin. Por, fundin tënd politik do ta kesh në burg për krimet që ia ke bërë këtij vendi”, ka shkruar Artan Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi, Milani dhe Galatasaray kanë shfaqur interesim për kapitenin e…