Çfarë i shkroi Kurti Gjinit në WhatsApp? Ramadani zbulon porosinë
13 gusht 2026
| 23:31
Burim Ramadani në emisionin “Click” në RTV21 foli për ftesat që lideri i LVV-së Albin Kurti i bëri AAK-së për takim Gjinit.
Ai zbuloi se çfarë i kërkoi Kurti në porosinë e fundit në WhatsApp Gjinit.
“I ka kërkuar takim edhe në nivelet më të ulta, jo vetëm në nivelet e liderëve, … por përgjigjja është e njëjtë: nga 26 qershori kemi ofertë, zotohu për ofertën, s’kemi nevojë të takohemi, ne nuk e kemi të rëndësishme daljen në fotografi, ai e ka shumë të rëndësishme, ndoshta ka shkuar edhe në Gjakovë me kqyr mos është Ardiani edhe me iu afru, por nuk është forma e funksionimit kjo”, u shpreh ai.



