Deputetja e LV-së injoron thirrjet e opozitës për mbajtjen e seancës, merret me votat e Çitakut dhe PDK-së

13 gusht 2026 | 10:23

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka reaguar pas aksioneve të PDK-së.

Derisa partia e Bedri Hamzës ka kërkuar thirrjen e seancës konstituive, deputetja e LV-së është marrë me votat e Vlora Çitaku.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kurti nuk e ka uzurpuar Kryeministrin.

“Znj. Çitaku, në zgjedhjet e fundit ju keni marrë 43,980 vota personalisht, ndërsa partia juaj ka marrë 157 892 vota. Kryeministri Kurti ka marrë 324 329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së. Për çfarë uzurpimi po flisni? Populli ka folur qartë. Albin Kurti është kryeministër i vendit. Megjithatë, znj. Çitaku ju keni mundësinë të bëheni kryetare e Kuvendit nëse z. Hamza pranon ofertën e Kryeministrit Kurti”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, e…