Deliu-Kodra: Republika e Kosovës nuk është e Albin Kurtit, është e qytetarëve
14 gusht 2026
| 00:32
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.
Duke folur në emisionin “Adresa”, Deliu-Kodra ka thënë se Republika e Kosovës nuk i përket asnjë individi apo partie politike, por qytetarëve të saj.
“Republika e Kosovës nuk është e Albin Kurtit, është e qytetarëve. Çka ka bërë z. Kurti, ai e ka përmbysur rendin kushtetues”, ka deklaruar Deliu-Kodra.
Ajo ka akuzuar Kurtin se me veprimet e tij ka cenuar funksionimin kushtetues të institucioneve dhe ka krijuar një situatë të rëndë politike në vend.



