Ramadani: LVV-ja duhet të distancohet nga thirrjet për vrasjen e Haradinajt

14 gusht 2026 | 01:36

Burim Ramadani nga Aleanca, ka folur për personin që një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt.

Ramadani tha se Skender Llugiqi është i afërt me Tefik Llugiqin, për të cilin pretendoi se ka bashkëpunuar me regjimin e Slobodan Millosheviqit.

Ramadani e lidhi këtë çështje edhe me deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi, duke thënë se ai nuk ishte distancuar fillimisht nga deklaratat e Llugiqit.

“Me këtë bashkë me shkrimin që e kam publikuar kam kërkuar që ai të distancohet”, tha Ramadani në emisionin “Click” të RTV21.

Sipas tij, Rrustemi tashmë është distancuar nga deklaratat në fjalë, por një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe LVV-ja.

Ramadani tha se edhe partia në pushtet duhet të distancohet qartë nga deklaratat dhe thirrjet për vrasjen e Haradinajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) SH.A. ka njoftuar se llogaritë bankare…