Tërmkolli kritikon lidershipin e LDK-së: Nuk mbahet partia me tuxharë e qullana

14 gusht 2026 | 16:49

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar lidershipin e partisë, duke thënë se LDK-ja e Ibrahim Rugovës nuk mund të mbahet me, siç i ka quajtur ajo, “tuxharë e qullana”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tërmkolli ka thënë se LDK-ja “burimore” duhet të angazhohet për liri, shtet, komb dhe identitet.

“LDK, nuk mbahet me tuxharë e qullana! LDK-ja nuk fshehet pas ‘institucionalizmit’ kur institucionet e shteti çmontohen! LDK rugoviane nuk është as qyqane as mjerane! LDK-ja burimore lufton për liri, për shtet për komb e identitet! Kosovës i duhet LDK-ja e interesit kombëtar! Tani e gjithnjë!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka njoftuar…