Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

16 gusht 2026 | 15:23

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Merdare.

Siç ka njoftuar dogana,autobusi po qarkullonte në relacionin Gjermani-Kosovë, ndërsa paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.

Mjetet monetare janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se bartja e mjeteve monetare përtej kufirit duhet të deklarohet në përputhje me kërkesat ligjore. Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit dhe luftimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës ka rënë,…