Sulm rus gjatë natës në Kiev
16 gusht 2026
| 08:23
Forcat ruse kanë nisur një sulm me raketa ndaj Kievit në orët e para të së dielës, duke shkaktuar zjarre në të paktën dy zona të kryeqytetit ukrainas.
Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e sulmit të paktën një person është plagosur, raporton The Guardian.
Dëshmitarët kanë raportuar shpërthime të fuqishme në qytet, ndërsa alarmet ajrore ishin aktivizuar pas orës 02:00.
Sulmi vjen në një kohë kur Ukraina po vazhdon gjithashtu goditjet me rreze të gjatë ndaj objektivave ushtarake brenda territorit rus.
Autoritetet ukrainase po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi.



