Zjarri më i madh në dekadat e fundit përfshin Belgjikën, evakuohen banorët

16 gusht 2026 | 08:31

Zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr të fuqishëm që ka përfshirë rezervatin më të madh natyror të Belgjikës, në atë që autoritetet e kanë cilësuar si zjarrin më të madh në historinë e kohëve të fundit të vendit.

Banorët e dy fshatrave pranë zonës janë urdhëruar të evakuohen, pasi flakët kanë përfshirë rreth një të tretën e zonës së High Fens dhe ekziston rreziku që zjarri të arrijë deri te shtëpitë.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe avionë dhe helikopterë për hedhjen e ujit, të dërguar nga vende të ndryshme të Evropës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zjarri, i cili ka nisur të premten, mbeti jashtë kontrollit edhe të shtunën.

Autoritetet thonë se terreni moçalor, zonat e thata dhe pyjet, së bashku me kushtet atmosferike, po e vështirësojnë operacionin e shuarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermir Kërtezi, i njohur edhe me emrin “Mir Bitoci”, është…