ike Roçi i përgjigjet ndjekësit për fenë: “Zoti e di çfarë kam në zemër”

17 gusht 2026 | 12:19

Rike Roçi ka ndarë së fundmi një mesazh të sinqertë me ndjekësit e saj, duke folur hapur për raportin që ka me fenë dhe besimin në zot.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” është përballur me një koment nga një ndjekës, i cili i ka kërkuar që t’i rikthehet edhe më fort fesë islame. “Ktheju fesë islame ende më mirë sepse je diamant vajzë, mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”, i shkruante ai.

Në vend që ta linte pa përgjigje, Rik-ja ka zgjedhur të sqaronte publikisht mënyrën se si e përjeton besimin e saj. Ajo ka treguar se beson fort, pavarësisht se e konsideron veten mëkatare dhe jo gjithmonë të denjë për fenë.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë gjë. Besoj, dhe besoj shumë. Me kismet, do ta bëj përsëri umren. Po, jam mëkatare dhe ndonjëherë ndihem sikur nuk jam e denjë për këtë fe”, është shprehur ajo.

Rike ka theksuar gjithashtu se marrëdhënia e çdo njeriu me Zotin është personale dhe nuk ka nevojë të gjykohet nga të tjerët.

“Secili prej nesh e di vetë çfarë lidhjeje ka me Atë lart. Në fund, rëndësi ka që Ai e njeh shpirtin tim, e di çfarë kam në zemër dhe kjo më mjafton”, ka përfunduar ajo.

Rike, e cila në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta dhe kreu Umren, konfirmoi kështu se e sheh të ardhmen me një tjetër vizitë të tillë. Në të njëjtën kohë, përgjigjja e saj tregoi një qasje modeste dhe personale ndaj besimit, duke vënë në fokus lidhjen shpirtërore dhe atë që ajo mbart në zemër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi i…