Besa Ismaili-Ahmeti i përgjigjet Enver Halitit: “Po ata 60%+ që nuk janë me asnjë, çka të bëjnë?”
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, pas një postimi të tij në rrjetet sociale.
Haliti kishte publikuar një fotografi me mbishkrimin “Prodhuesi vendor i PDK-së”, duke iu referuar një aktiviteti të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në reagimin e saj, Ismaili-Ahmeti ka ironizuar me postimin e deputetit të LVV-së, duke e akuzuar atë dhe partinë e tij se nuk po e llogarisin prodhuesin vendor.
“Deputeti i Republikës po thotë pa qenë prodhues vendor i LVV-së, nuk të llogarisin për prodhues vendor!”, ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka ngritur pyetjen se çfarë bëhet me prodhuesit që nuk janë pjesë e Vetëvendosjes.
“Po ata 60%+ që nuk janë me as kë, çka të bëjnë ata?”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.
Ajo e ka përmbyllur reagimin me një mesazh për qytetarin dhe prodhimin vendor, duke shkruar:
“Kaq për qytetarin, për prodhimin vendor dhe barazinë qytetare. Turp Enver Haliti. Turp”.
Në fund, Ismaili-Ahmeti e ka shoqëruar reagimin me thirrjen “TURP Enver Haliti!” dhe “TURP!”, duke e bërë të qartë se postimin e deputetit të LVV-së e ka konsideruar të papranueshëm.



