Rama i kundërpërgjigjet Pecit: Kemi një tendencë për krijimin e një shteti parti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, pasi ky i fundit ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e protestave të kryetarëve të komunave, të paralajmëruara për shtator.
Rama, në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Live” në “T7”, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke pretenduar se ajo nuk e sheh Kosovën si tërësi dhe se funksionon mbi baza partiake.
“Po, normal që ai nuk do të jetë pjesë e protestës, për arsye se këtu e kemi një qeverisje e cila nuk e sheh Kosovën si të vetën, derisa nuk është e menaxhuar prej kryetarëve të LV-së, punojnë vetëm në baza partiake. Kryeministri nuk punon për çdo qytetar të Kosovës, por vetëm për ata që e kanë votuar LV-në”, ka thënë Rama.
Ai ka shprehur shqetësimin edhe për atë që e konsideron tendencë drejt një sistemi autokratik.



