Ramadani: Thirrja e ShBA-së dhe BE-së do të duhej të ishte vetëdijesuese për LV-në

20 gusht 2026 | 12:58

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë një konference për medie ka folur për situatën politike në vend, duke kritikuar Vetëvendosjen për, siç tha ai, shkelje të betimit të deputetit dhe bllokim të punës së Kuvendit.

Ramadani ka thënë se deputetët e LV-së nuk po e përfaqësojnë me dinjitet popullin, duke pretenduar se veprimet e tyre përbëjnë shkelje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

“Populli voton deputetët për t’i përfaqësuar, dhe këta nuk po e përfaqësojnë popullin duke ikur nga salla e Kuvendit, e hiç se hiç përfaqësim me dinjitet. Ndërsa angazhimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është i kundërt, pra ka angazhim për shkelje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në Kosovë. Qe dy javë nga data 6, për çdo ditë ka shkelje të betimit të deputetit nga ana e LV-së”, ka thënë Ramadani.

Duke komentuar thirrjet e ShBA-së dhe BE-së drejtuar partive politike për formimin e institucioneve, Ramadani ka thënë se këto mesazhe duhet të shërbejnë si paralajmërim për partinë që, sipas tij, ka bllokuar Kuvendin dhe institucionet.

“Thirrja e ShBA-së dhe BE-së nuk është shqetësuese, përkundrazi është ndihmuese, apo vetëdijesuese do të duhej të jetë për partinë që e ka blloku Kuvendin dhe institucionet e Kosovës. Është krejtësisht e qartë se racionaliteti politik do të nënkuptonte konstituim të Kuvendit, themelim të qeverisë e pastaj zhvillime të tjera për presidentin. Është e dukshme që njerëzit që e shkelin betimin e deputetit nuk kanë racionalitet, pra politikan racional”, ka deklaruar Ramadani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…