Shpërndahen 1 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

21 gusht 2026 | 16:52

Organizata “Islamic Relief Kosova” ka shpërndarë 1 mijë e 400 pako ushqimore për familjet me fëmijë jetimë dhe familjet që përballen me kushte të vështira ekonomike.

Sipas një njoftimi të publikuar në “Facebook”, kjo nismë është realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të Masës 3.4.

Pakot ushqimore janë shpërndarë në tetë komuna të Kosovës: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Drenas, Skenderaj, Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë.

“Në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të Masës 3.4, Islamic Relief Kosova ka realizuar shpërndarjen e 1 400 pakove ushqimore në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Drenas, Skenderaj, Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë. Pakot u janë dedikuar familjeve me fëmijë jetimë dhe familjeve në kushte të rënda ekonomike, duke ofruar mbështetje konkrete për familjet që kanë më së shumti nevojë”, ka njoftuar “Islamic Relief Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti i ri shkollor 2026/2027 do të nisë më 1…