“Mashtrim i hapur” – Deputeti i LV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

22 gusht 2026 | 20:08

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës.

Baloku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat se Thaçi do të rikthehet në këtë post janë “injorancë totale” ose “mashtrim publik përmes deklaratave të papërgjegjshme”.

“Çdo njeri sadopak i informuar e di se një gjë e tillë nuk është e saktë dhe nuk mund të realizohet”, ka shkruar Baloku. Ai ka kritikuar gjithashtu opozitën, duke thënë se ajo duhet të kritikojë dhe të propozojë alternativa, e jo “ta mashtrojë publikisht opinionin”. “Deklaratat e fundit rreth kësaj teme janë vetëm një mashtrim i hapur”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka bërë…