Demi Lovato “ndez” Bahamasin me bikini të kuqe pas festës së 34-vjetorit
Demi Lovato, edhe një herë, ka ekspozuar format e saj në bikini gjatë pushimeve në Bahamas.
Këngëtarja e njohur ndodhej në këtë vend të Karaibeve për të festuar 34-vjetorin e saj të enjten e kaluar, por vendosi që në tortën e ditëlindjes të vendoste një qiri me numrin “32”.
Lovato, e cila ka 257.8 milionë ndjekës në rrjetet sociale, publikoi të hënën një album me 15 fotografi në Instagram, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Dikush duhet ta mbajë gjallë atmosferën në Bahamas”.
Në disa prej fotove, dy herë e nominuara për çmimin “Grammy” shfaqej e veshur me një bikini të kuqe me lidhëse, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e saj.
Lovato ndau gjithashtu një video humoristike në TikTok, ku shfaqej duke bërë plank në plazh, ndërsa në sfond dëgjohej: “Nuk dua që askush të më telefonojë. Nuk dua që askush të më dërgojë mesazh. Nuk dua të flas me askënd”.
Ylli i ftuar i Love Island shtoi në përshkrim: “[Mos më shqetësoni], përveç rasteve kur bëj TikTok”.





