Kristjan Asllani kërkohet nga klubi i Emirateve të Bashkuara

25 gusht 2026 | 13:00

Kristjan Asllani duket gjithnjë e më pranë largimit nga Interi, ndërsa destinacioni i ardhshëm i mesfushorit shqiptar mund të jetë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se Al-Jazira FC ka shfaqur interesim për 24-vjeçarin dhe ka kërkuar informacione për një transferim të mundshëm.

Sipas raportimeve, klubi nga Emiratet tashmë ka nisur negociatat me Interin dhe transferimi mund të realizohet, nëse palët arrijnë marrëveshje.

Megjithatë, mbetet për t’u parë vendimi i vetë Asllanit, i cili së fundmi ka refuzuar disa oferta.

Mesfushori shqiptar, i cili është pjesë e Interit, sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Torino dhe Beshiktashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistët e Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë…