MISS-i që shkroi historinë duke garuar pa grim!

26 gusht 2026 | 11:58

Melisa Raouf është finalistja e parë në historinë e Miss England që vendosi të konkurrojë pa përdorur grim. 20-vjeçarja nga jugu i Londrës kaloi në gjysmëfinale pasi zgjodhi të shfaqej me fytyrë të palyer në finalen e konkursit për kurorën e Miss England.

Raouf, tha se vendimi i saj lidhej me presionin që shumë vajza dhe gra ndiejnë për t’u dukur në një mënyrë të caktuar. “Shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë”, u shpreh ajo për The Independent. Ajo shtoi se nuk duhet të ndihemi të detyruar të mbulojmë fytyrën nëse ndihemi mirë me pamjen tonë natyrale. “Papërsosmëritë tona janë pjesë e asaj që na bën unikë”, tha Raouf.

Organizatorët e Miss England prezantuan kategorinë “Bare Face Top Model” në vitin 2019, pikërisht për të parë konkurrentet pa filtrat dhe grimin e rëndë që shfaqeshin në fotografitë e aplikimeve. Regjisorja e Miss England, Angie Beasley, e cilësoi vendimin e Raouf në atë kohë si të guximshëm, duke thënë se ajo përcjell një mesazh të rëndësishëm për vajzat dhe gratë e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egnatia do të jetë në Norvegji me synimin për të…