Oriola Marashi mahnit rrjetet sociale me fotot e fundit
26 gusht 2026
| 12:11
Oriola Marashi ka dëshmuar edhe një herë se është një nga modelet shqiptare më të komentuara.
Modelja ka publikuar imazhe të reja nga një fotosesion i realizuar për linjën e të brendshmeve të brendit ndërkombëtar Guess.
E ulur në një karrige dhe me këmbët e gjata të shtrira, Oriola tërheq menjëherë vëmendjen me paraqitjen e saj.
Në sfond shfaqet një peizazh i bukur me liqen dhe male, i cili përshtatet mjaft mirë me portretin e modeles dhe i jep fotove një tjetër dimension.





