Nis ekzekutimi i pagesave për subvencionimin e librave, qeveria ndan 65 euro për nxënës

27 gusht 2026 | 16:32

Thesari i Shtetit ka nisur ekzekutimin e pagesave për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit.

Për këtë vit, Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Arsimit ka ndarë 65 euro për secilin nxënës, ndërsa vitin e kaluar shuma e subvencionimit ishte rreth 80 euro për nxënës.

Pagesat kanë nisur të ekzekutohen për familjet përfituese, ndërsa subvencionimi synon të mbështesë prindërit në mbulimin e shpenzimeve për tekste dhe materiale shkollore.

Shuma prej 65 eurosh këtë vit është më e ulët se ajo e vitit të kaluar, kur përfituesit kishin marrë rreth 80 euro. /Epoka e re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se…