OSBE-ja i bën thirrje KGjK-së të plotësojë shpejt pozitat e lira pas lirimit të gjyqtarëve serbë
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për lirimin nga detyra të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
OSBE-ja i ka bërë thirrje KGjK-së që pozitat e lira të plotësohen sa më shpejt, përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë.
Sipas misionit, procesi duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, përfshirë dispozitat për përfaqësimin e komuniteteve në sistemin e drejtësisë.
OSBE-ja ka theksuar se një gjyqësor që pasqyron komunitetet të cilave u shërben është i rëndësishëm për qasje të barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë qytetarët.
Reagimi vjen pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për vendimin e KGjK-së lidhur me gjyqtarët serbë që kishin kërkuar të tërhiqnin dorëheqjet e tyre.



