PDK e Aleancë kërkojnë të hyjnë në Qeveri
27 gusht 2026
| 09:19
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre të protestës për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Deputetët kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda objektit për të zhvilluar një takim, ndërsa një zyrtar policor u ka thënë atyre se do ta pyesë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nëse pranon t’i takojë.
“Nuk është punë dëshire, ai duhet me dalë jashtë”, ka thënë deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.



