Sot varroset Bajram Arifajt, vdiq në aksidentin në Jashanicë

31 gusht 2026 | 08:12

Sot në fshatin Shtupel të Klinës do t’i jepet lamtumira e fundit Bajram Arifajt, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku.

Aksidenti kishte ndodhur më 14 gusht në Jashanicë, ndërsa Arifaj ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai kishte qëndruar për rreth dy javë në gjendje kome, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e Lagjes Bakaj, në Shtupel të Klinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish…