Cluji cakton çmimin për Korenicën

02 shtator 2026 | 13:32

Drejtuesit e Clujit kanë refuzuar ofertën e Universitatea Craiovas për Meriton Korenicën, i cili po kërkohet edhe nga Steaua Bukureshti në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Craiova kishte ofruar zyrtarisht 800 mijë euro për Korenicën kurse Steaua ka bërë ofertë prej 500 mijë eurosh për kartonin e tij.

Megjithatë, Cluji po kërkon të paktën 1.5 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin kosovar, i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Cluji ka probleme të mëdha financiare dhe Korenica mund të largohet gjatë kësaj jave nëse klubi merr ofertën e duhur për shërbimet e tij.

Ai është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Rumani kurse është pjesë e Clujit prej vitit 2024.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Korenicës, i cili me fanellën e Clujit ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 10 asistime në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner ka zbuluar se po reflekton mbi një nga…