Gucati paralajmëron ‘revoltë qytetare’: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq (VIDEO)

04 shtator 2026 | 11:16

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar protesta të mëdha në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gucati tha se pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të pafajshëm në Kosovë, por në rast të një vendimi dënues, paralajmëroi reagim të fuqishëm qytetar.

“Nëse ndodh ajo e keqja, ne nuk do të rrimë duarkryq. Do të thërrasim protestë dhe situata mund të eskalojë. Mund të ketë demonstrata dhe revoltë qytetare”, tha ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Gucati njëherësh deklaroi se, protestat mund të mos kufizohen vetëm në Kosovë, por të shtrihen edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe trevat e tjera shqiptare.

https://youtu.be/j-RpwQbmXA4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë, Jusuf Azemi, ka thënë…