GËZIM OSTRENI NDAJ ALI AHMETIT, SI MOISI GOLEMI NDAJ SKËNDERBEUT
Historia e popullit shqiptar njeh raste kur komandantë e bashkëluftëtarë, pasi kanë qenë pjesë e së njëjtës përpjekje dhe kanë luftuar për të njëjtin ideal, më vonë janë ndarë në rrugë, në qëndrime dhe në interesa!
Krahasimi i Gjeneral Gëzim Ostrenit me Gjeneral Moisi Golemin dhe i Kryekomandant Ali Ahmetit me Kryekomandant Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, shpreh pikërisht një ndarje të tillë, largimin e një bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori nga prijësi dhe nga rruga e tyre e përbashkët!
Megjithatë, ashtu sikur figura e Moisi Golemit që nuk mund të trajtohet jashtë madhështisë historike dhe legjendare të Gjergj Kastriot – Skënderbeut, as roli ushtarako-politik i Gëzim Ostrenit nuk mund të vlerësohet i shkëputur nga lufta, organizimi dhe udhëheqja e Komandantit dhe Shefit të Tij, Ali Ahmetit!
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gëzim Ostreni, ka mbajtur pozita të larta drejtuese edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosovë!
Ai ka shërbyer në Zonën Operative të Dukagjinit me pseudonimin Korabi, më pas në Trupat Mbrojtëse të Kosovës në Dukagjin dhe, më vonë, edhe në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së, në nivel të Kosovës, në Prishtinë!
Karriera çlirimtare dhe ushtarake e Gëzim Ostrenit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, është e lidhur ngushtë me Ali Ahmetin!
Ishte Komandant Ali Ahmeti Ai që e përcolli nga Tirana për në Zonën Operative të Dukagjinit Gëzim Ostrenin, së bashku me barnat për veshkën e sëmurë dhe me premtimin se do të kujdesej për shëndetin e tij si vëllai për vëllanë!
Kjo rrugë vazhdoi deri te përfshirja e Gëzim Ostrenit në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, nën udhëheqjen politike dhe ushtarake të Ali Ahmetit, përfundimi me sukses i luftës së UÇK-së dhe arritja e Marrëveshjes së Ohrit!
Nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, Gëzim Ostreni arriti jo vetëm majat e karrierës ushtarake, por edhe ato politike!
Gëzim Ostreni ishte anëtar i Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Nënkryetar i Parlamentit dhe Kandidat i BDI-së për President të Maqedonisë!
Prandaj, historia politike dhe ushtarake e Gëzim Ostrenit nuk mund të shkruhet duke e larguar ose duke e shkëputur atë nga Ali Ahmeti!
Pozitat që mbajti Gëzim Ostreni, autoriteti që fitoi dhe hapësira politike që iu dha janë të lidhura pazgjidhshmërisht me organizimin dhe udhëheqjen e Ali Ahmetit!
Në sulmet e Gëzim Ostrenit ndaj Ali Ahmetit në lidhje me Gjuhën Shqipe, 20 përqindshin dhe Komunikatën nr. 6-të, jo vetëm që ka pasaktësi, por janë të ulta dhe janë tendencioze!
Ky brum që e gatuan dhe dhe këto mbllaqitje që përtyp Gjenerali i Dibres heroike, ma kujton largimin e tij nga BDI, dhe telefonaten e Kryetarit të Dibrës, mikut tim Ruzhdi Lata, me porosinë: bani të fala Kryetarit Ali Ahmeti, dhe thuaj se dibranët nuk janë bukëshkalë si Gjeneral Moisi Golemi, që ishte ndaj Skënderbeut!
Prandaj kot tenton Gjeneral Gëzim Ostreni, sepse ndarjet politike mund t’i ndryshojnë qëndrimet e sotme, por nuk mund ta ndryshojnë të kaluarën dhe as ta fshijnë rrugën ushtarake e politike që është bërë së bashku, por edhe qëndrimet e manifestuara!
E kaluara historike kujtëdo mund t’i kujtojë edhe prijësin, edhe bashkëluftëtarin që u largua prej tij, por ajo e dallon qartë atë që e udhëhoqi rrugën nga ai që e ndoqi atë!
Gjithashtu e kaluara historike dallon qartë atë që e ndërtoi organizimin nga ai që u ngrit brenda tij!
Është e padiskutueshme se e kaluara tregon në mënyrë pecize atë që e mbajti barrën kryesore nga ai që, falë asaj udhëheqjeje, arriti majat e karrierës ushtarake dhe politike, sikur është rasti i Gëzim Ostrenit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të TMK-së, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim!
Gëzim Ostreni je gabim!
Gëzim Ostreni përfaqësoje me dinjitet Dibren heroike deri në fund të jetës, mos u korit, sepse sulmet ndaj Ali Ahmetit, nuk të nderojnë!
Prishtinë, 5 Shtator 2026!




