25 persona humbin jetën në Kepin e Gjelbër pasi autobusi ra nga 30 metra lartësi
06 shtator 2026
| 13:16
Një udhëtim drejt plazhit përfundoi në tragjedi në ishullin Fogo të Kepit të Gjelbër.
Një autobus me 32 persona në bord, kryesisht fëmijë dhe të rinj, doli nga rruga në një kthesë dhe u rrëzua rreth 30 metra në një greminë.
Të paktën 25 persona, përfshirë edhe shoferin, humbën jetën, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, shkruan “Bild”.
Disa prej të mbijetuarve u dërguan në spital me lëndime të rënda.
Operacioni i shpëtimit ishte tejet i vështirë, pasi autobusi përfundoi në një zonë të paarritshme, poshtë shkëmbinjve.



