Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

06 shtator 2026 | 22:10

Dy personat që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në zonën e Prishtina Mall, janë djemtë e një zyrtari policor, merr vesh Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet se nisi për çështje parkingu, e cila më pas eskaloi në konfrontim.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në përleshje janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar kapitenin Ahmeti.

Sinjali mëson se të dy të dyshuarit janë vëllezër dhe djemtë e një zyrtari të Policisë së Kosovës.

Pas incidentit, në rast janë përfshirë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas është angazhuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Për rastin është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësinë eventuale të secilit prej personave të përfshirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë 7-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku në…