Qeveria rialokon mbi 1 milion euro për projekte rrugore në Podujevë dhe Shtime

01 tetor 2026 | 08:29

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për rialokimin e 1,080,787.51 eurove për realizimin e projekteve kapitale në komunat e Podujevës dhe Shtimes.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e Qeverisë, mjetet rialokohen në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nga kategoria e shpenzimeve për “Investime kapitale”.

Bëhet fjalë për mjete të planifikuara fillimisht në kuadër të projektit kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”, të cilat do të përdoren për projekte të reja kapitale.

Në Podujevë, mjetet do të dedikohen për ndërtimin e rrugëve Lluga–Bellopojë dhe Siboc–Dumosh.

Ndërkaq, në Komunën e Shtimes, financimi do të përdoret për asfaltimin e rrugës së Topillës, si dhe rrugëve Carralevë–Zborc dhe Rancë–Greiçevc.

Qeveria ka bërë të ditur se rialokimi i mjeteve është bërë në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projektet kapitale, të nënshkruara nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe kryetarët e komunave të Podujevës dhe Shtimes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protestë gjithëpopullore është thirrur për sot (e enjte) në orën…