207 raste aktive me Covid në Kosovë

07 mars 2023 | 12:45

Në Kosovë vazhdon të jetë ende i pranishëm Covid-19.

Si rrjedhojë gjatë 24-orëve të fundit në vend janë konfirmuar edhe 33 raste pozitive me Covid nga 123 testime të kryera.

E edhe në spitalet kosovare vazhdon të ketë hospotalizime me pacientë të prekur me këtë sëmundje. Në 24-orët e fundit janë shtrirë 10 persona.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në vendin tonë janë edhe 207 raste aktive me Covid.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United i duhet të reagojë shpejt pas asaj disfate…