
21 ditë pa paga punëtorët e RTK-së, Kusari: Lufta speciale e LV-së vazhdon
21 gusht 2025
| 12:35
Gati po përmbyllen muaji, ndërsa punëtorët e RTK-së ende janë pa paga të muajit korrik.
Juristja e mediave, Flutura Kusari, në një reagim publik ka thënë se “lufta speciale dhe presioni i LV-së” ndaj RTK-së është duke vazhduar”.
“Dita 21, punëtorët e RTK-se ende pa paga. Lufta speciale dhe presioni i Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë ne transmetuesin publik vazhdon. P.S: Vendimi qeveritar është marrë, por it means absolutely nothing kur gazetarët ende si kanë marrë pagat! Absolutely nothing!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.