
21 Kombëtare e kanë siguruar kualifikimin në Botëror, Kosova dhe Shqipëria ende shpresojnë
Me Ganën, është ngritur në 21 numri i Kombëtareve të kualifikuara në Botërorin 2026.
Ndërkohë, kanë mbetur edhe 27 vende të lira, duke e pasur parasysh se në Kupën e Botës marrin pjesë 48 Kombëtare, shkruan “Gazeta Express”.
16 vende janë rezervuar për Kombëtaret nga Evropa, që nënkupton se Kosova dhe Shqipëria janë ende në lojë për të shkuar në Botëror përmes “play-off”-it.
Më poshtë mund ta shihni listën e Kombëtareve që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në kompeticionin që do të mbahet verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.
VENDET MIKPRITËSE
Kanadaja
Meksika
ShBA
AZIA
Australia
Koreja e Jugut
Japonia
Jordania
Irani
Uzbekistani
AFRIKA
Algjeria
Egjipti
Gana
Maroku
Tunizia
AMERIKA E JUGUT
Argjentina
Brazili
Kolumbia
Ekuadori
Paraguai
Uruguai
OQEANIA
Zelanda e Re