21 raste të reja me Covid-19, shërohen edhe 10 të tjerë

22 maj 2020 | 21:19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftua se sot janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku nga to janë konfirmuar 21 raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga Komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).

IKSHPK-ja ka bërë me dije se sot janë shëruar edhe dhjetë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 782 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të premten është ngritur aktakuzë…