21 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, katër ende aktive

04 korrik 2025 | 14:42

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Agjencisë Kombëtare për Mbrojtje Civile, në Shqipëri janë raportuar për 21 vatra zjarri, nga të cilat katër vatra janë ende aktive.

Disa nga këto vatra zjarri janë evidentuar në Bashkinë e Elbasanit, Librazhdit, Përrenjasit, Vlorës, Finiçit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Beratit e të tjera.

Sipas AKMC-së, situata sot është e qetë lidhur me situatën e zjarreve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leipzig po kërkon pagesën e bonusit prej rreth 3 milionë…