21 vjeçari nga Kosova, vdes në vendin e punës në Itali

02 gusht 2025 | 21:02

Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojn mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me origjinë nga Kosova, që u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash. 

Sipas raporteve fillestare, viktima preku aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike, derisa kishte qenë duke çmontuar skelat, pas përfundimit të renovimit të një objekti.

Virgilio.it shkruan se ndërsa çmontonte skelat, Pashtrik Krasniqi dyshohet se mund të ketë goditur pulpën e këmbës në një kabllo energjisë elektrike, duke rezultuar në vdekjen e tij, transmeton Express.

Përpjekjet e ndihmësve të emergjencës për ta ringjallur atë ishin të pasuksesshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër kandidatë kanë plotësuar kriteret për pozitën e drejtorit të…