
218 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid
12 dhjetor 2021
| 10:15
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka gjobitur disa qytetarë për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sipas njoftimit të Policisë, për mosrespektim të masave të parapara në Ligjin Covid-19 janë gjobitur 218 persona.
Policia ka shqiptuar edhe 1157 tiketa trafiku, derisa ka njoftuar se kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 aksidente trafiku me dëme materiale.