22-shi i PDK-së: Përvojën dhe disiplinën që fitova në sport do ta vë në shërbim të Kosovës

23 dhjetor 2025 | 11:48

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Hasani, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 22, ka deklaruar se përvojën dhe disiplinën e fituar gjatë karrierës së tij sportive do ta vë në shërbim të politikës dhe të shtetit të Kosovës.

Hasani ka rikujtuar se në vitin 2021 është nderuar me çmimin prestigjioz “Urdhri Olimpik” nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, një vlerësim që, sipas tij, përmbyll një rrugëtim të suksesshëm për sportin kosovar.

“Ky vlerësim përmbyll një rrugëtim që solli pranimin e Kosovës në familjen olimpike dhe medaljen e artë të parë në historinë e vendit tonë”, ka shkruar Hasani.

Ai theksoi se të njëjtat vlera që e udhëhoqën në sport — puna, disiplina dhe vizioni — do t’i bartë edhe në angazhimin e tij politik, me synimin për një Kosovë që fiton përmes punës, bashkimit dhe vizionit të qartë për të ardhmen.

#BesimHasani #PDK130 #BesimHasani22

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht lidhjeve të shumta ndër vite mes Erling Haaland dhe…