Më 22 shkurt mbahet seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

30 janar 2018 | 13:15

Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca ndaj aktivistëve të dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje të mbahet më 22 shkurt.

Lajmin e ka bërë me dije deputetja e Vetëvendosjes Haxhiu. “Më 22 shkurt, Gjykata e Apelit paska vendosur seancën për aktivistët tanë të cilëve i’u montua rasti i sulmit në Kuvend, padrejtësisht, pa asnjë provë dhe u dënuan me mbi 21 vite burgim vetëm në bazë të indicieve, paragjykimeve e interpretimeve të Beqir Kalludrës. Aktivistët tanë, Egzoni, Frashëri, Adea dhe Atdheu janë të pafajshëm dhe Gjykata e Apelit duhet ta zhbëjë atë aktgjykim skandaloz, joprofesional, politik e të padrejtë!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Trieste të Italisë është zhvilluar sot takimi i Koordinatorëve…