
22-vjetori i masakrës së Rezallës, Hoxhaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
05 prill 2021
| 14:15
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në 22-vjetorin e masakrës së Rezallës, ka thënë se kjo masakër, ndër më të rëndat në Kosovë është dëshmi e gjenocidit serb të ushtruar mbi popullin tonë.
“Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për secilën viktimë të këtij gjenocidi të pamëshirshëm, derisa të gjenden trupat e të gjithë të zhdukurve, derisa të dënohen të gjithë fajtorët, derisa shteti serb të kërkojë falje për krimet e bëra”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në këtë masakër janë vrarë 98 civilë të pafajshëm.